Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka treguar nëse është uruar nga ish-nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani. Në Pressing, Abdixhiku sqaroi se Osmani e uroi atë privatisht.
“Kam marrë mesazhe urimi prej spektrit vendor dhe ndërkombëtar. Kam marrë mesazh urimi nga ushtruesja e detyrës së presidentit, zonja Osmani”, tha Abdixhiku.
I pyetur nëse mori “mesazh privat” urimi nga Osmani, Abdixhiku u përgjigj me “po”.
“Kam marrë mesazh publik nga kryetari i VV’së z.Kurti, kam marrë mesazh privat prej kryetarit të AAK’së, kam marrë telefonatë të drejtpërdrejt prej z.Basha në Shqipëri”, shtoi Abdixhiku./t7
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...