Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë arsyet se pse beson që propozimi i këtij subjekti politik për Ligjin e Pagave ishte i duhuri.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se LDK-ja ka propozuar që koeficienti të jetë 125 dhe jo 105 siç është ai i Qeverisë Kurti.
“Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi pasur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend. Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info/
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...