Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ditën e sotme e ka nisur me një kafe mëngjesi me anëtarin e parë të Këshillit te LDK-se, Jusuf Buxhovin.
Përmes një postimi në facebook, Abdixhiku tha që është nder dhe privilegj për të, dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e lëvizjes për liri.
Postim i plotë i tij:
Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin. Bashkëbiseduam miqësisht për shumëçka. Për historinë, publikimet e tij, të shkuarën e të ardhmen.
Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës. Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve. Buxhovi është njëri nga intelektualët e plejadës së Lëvizjes sonë gjithëpopullore dhe që me veprat e tij që shpesh u jep edhe karakter letrar, na e rrëfen historinë e popullit tonë, gati më mirë se secili tjetër./arbresh.info/



“Lutemi që të jemi sërish bashkë”, Endriti me mesazh prekës ...
Arrestohet Gjesti
FFM dënon Shkëndijën me 5 mijë euro dhe hap procedurë të re ...
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
ME: Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati