Abdixhiku: Gjilani ka nevojë për Arbërin më shumë se për gjithçka tjetër

23:06 | 15 Shtator 2025
E.H

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim me qytetarët dhe mbështetësit e saj në Gjilan, ku prezantoi kandidatin për kryetar të komunës, Arbër Ismailin.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Gjilani është qytet i kulturës, dijes dhe qytetarisë, duke e vlerësuar lart kandidatin e partisë së tij.

“Jemi për të shënuar një kthesë që sjell një mënyrë tjetër të qeverisjes, me duar të pastra. Qytet krah i drejtimit tonë politik. Kjo është sfida, beteja e tij. I rritur e brymosur me vlerat tona, ai nuk vjen për të promovuar verën por për të punuar për Gjilanin që e do fort. Ka plan konkret që i jep zhvillim kësaj ane. Gjilani ka nevojë për Arbërin më shumë se për gjithçka tjetër,” tha Abdixhiku.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismaili, theksoi se me fitoren e LDK-së qyteti do të ketë një të ardhme më të mirë.

“Ne jemi të bashkuar me një synim të përbashkët: ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Gjilanin,” tha Ismaili.

Në këtë tubim, LDK prezantoi edhe kandidatët e saj për Asamblenë Komunale të Gjilanit.

Shpërndaje në rrjete sociale