Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka adresuar sërish kritika në drejtim të Qeverisë për reduktimet e rrymës.
Abdixhiku në një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova nuk ka rrymë sot sepse Blloku A5 i KEK-ut, që prodhon plot 13% të rrymës në Kosovë, nuk ka kryer mirëmbajtjen e rregullt e të paraparë me kohë, prandaj shton se tash e një muaj nuk është në funksion.
Ai ka ftuar Prokurorinë e Kosovës, të hetojë vonesën në mirëmbajtjen e Bllokut A5.
“Siç dhe ftoj Qeverinë e papërgjegjshme të Kosovës të zgjohet nga gjumi i thellë veror e të bëjë çdo përgatitje të nevojshme për një dimër të vështirë për energjinë”, ka shkruar Abdixhiku. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?