Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me struktura e aktivistë të LDK-së pasi bënë nderime pranë varreve të heronjve të Demokracisë Ukë Bytyqit e dy shoqëruesve të tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami, dhe e pranë varreve të Dëshmorëve të Kombit Imer Bytyqi e Skënder Bytyçi në Nishor, u pritën nga qytetarë të shumtë në fshatin Semetisht.
Gjatë diskutimeve me qytetarët për gjendjen aktuale në Komunën tonë, dominoi tema e domosdosë së ndryshimit të qeverisjes lokale në Therandë.
“Është mision i yni që Therandën e Ukë Bytyçit, t’ia kthejmë LDK-së”, u shpreh veç tjerash kryetari Lumir Abdixhiku.
Kryetari i degës, Ardian Shala, u shpreh se Semetishtit të UÇK-së dhe të Ukë Bytyçit i duhet qeverisje e përgjegjshme e profesionale.
Deputeti Zemaj, foli për konsistencën dhe përgjegjësinë e lartë politike të Shala, i cili më së shumti i duhet Therandës për ta qeverisur./arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...