Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku së bashku me nënkryetarin Lutfi Haziri tashmë kanë hyrë në takim me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.
Ky takim po mbahet me ftesë të Osmanit në tentativë për t’i siguruar votat e nevojshme për tu bërë presidente.
Takimi është duke u zhvilluar më dyer të mbyllura.
Ndryshe, Abdixhiku si kryetar i LDK-së, ka deklaruar se pas takimit me Osmanin do të diskutojë me kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm për të marr një vendim nëse do të qëndrojnë në sall apo jo, kur pritet të dalë në votim emri i Vjosa Osmanit për presidente.
Deri më tani vetëm deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka shprehur qëndrimin se do të votojë Osmanin kurdo që mbahet seanca.
Edhe Lutfi Haziri ka shprehur qëndriminse LDK-ja duhet të përkrah Osmanin./arbresh.info/

Rodrygo ka luajtur me këputje të pjesshme të ACL-së që nga v...
MEPJ apel shtetasve shqiptarë në Iran: Kontaktoni Ambasadën ...
SHBA-ja konfirmon fundosjen e anijes iraniane, thotë se Tehe...
Vetëvendosje thërret konferencë për media në orën 19:35
Haxhiu: Kosova ka emra që mund të propozohen për President
PDK reagon pasi LVV e propozoi Konjufcën për president: Shum...