Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë të gjithë jemi të trishtuar pas aksidenti tragjik në Kroaci, ku së paku 10 qytetarë nga Kosova kanë humbur jetën.
Ai ka thënë se kjo është një ditë tragjike për Kosovën, duke u lutur për sa më pakë viktima.
Postimi i plotë:
Ditë e rëndë për Kosovën!
Jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkëatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci.
Në ditë si këto, fjalët humbin.
Falenderoj gjithë autoritetet kroate, Kryeministrin Plenkoviq, Ministrin e Brendshëm e atë të Shëndetësisë që me përkushtim të plotë kanë ofruar gjithë kujdesin e tyre atje.
Po presim me ankh të gjithë. Jemi me mendje e zemër me familjet e atyre që ishin udhëtarë në këtë rrugëtim të dhimbshëm. Lutemi për sa më pak viktima në këtë ditë tragjike për Kosovën./arbresh.info/
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...