Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Ditën e Presidentit ka vizituar “Shtëpinë e Pavarësisë”.
Abdixhiku ka thënë se pikërisht me 24 maj të vitit 1992, Kosova ka mbajtur zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin dhe Presidentin e Republikës, ku Ibrahim Rugova u zgjodh Presidenti i parë i Kosovës dhe sipas tij kështu nisi rrugëtimi institucional për Liri, Pavarësi e Demokraci.
“Pjesa tjetër është histori e lavdishme që i mbijeton kohës. Ati themeltar i shtetit të Kosovës, Dr. Rugova, i mbijeton kohës”, ka shkruar Abdixhiku.
Kreu i LDK-së ka thënë se në “Shtëpinë e Pavarësisë” njeri gjen jo vetëm kujtesën e një elite intelektuale e një lëvizje popullore që e përcaktoi të ardhmën mbarë e mirë, por edhe motivin për të shërbyer me nder e përgjegjësi në Kosovë.
“Ky motiv është udhërrëfyes për secilin prej nesh sot e nesër”, është shprehur Abdixhiku./arbresh.info/
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona