Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka uruar Vjosa Osmani pas zgjedhjes Kryetare e Kuvendit.
Ambsadori Abbott ka theksuar edhe faktin se ajo është gruaja e parë që mban këtë post në Kuvendin e Kosovës.
Duke e quajtur “moment historik”, Abotti thotë se ky është përparim drejt barazisë gjinore.
“Përgëzoj Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si kryetare e Kuvendit të Kosovës, një rol kryesor në shtetin e Kosovës dhe demokracinë e saj. Vjosa është kryetarja e parë grua në Kosovë, një moment historik në përparim drejt barazisë gjinore. Detyra të rëndësishme e presin Kuvendin e ri: I uroj Vjosës dhe kolegëve të saj suksese në punën e tyre”, shkruan ai.
https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/203297064403141
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së