Abbott takon deputetët, flasin për ndikimin e Britanisë tek shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

10:28 | 23 Nëntor 2021
F.T

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Ne hyrje të takimit, kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, ka thënë se në këtë takim do të flitet për ndikimin e Mbretërisë së Bashkuar tek vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

“Mund të flasim për rolin e Mbretërisë së Bashkuar se si mund të luaj rol dhe si mund të ndikojë të vendet që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Abazi.

Takimi është duke u zhvilluar më dyer të mbyllura.

Ky takim po mbahet pas largimit te Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale