Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, duke përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat, ka përgëzuar palët për kompromisin e treguar.
Përmes një postimi në Twitter, Abbott ka thënë se pas marrëveshjes së arritur, dëshiron t’i shohë serbët e Kosovës të kthehen në institucione.
“Mirëpres marrëveshjen e rëndësishme që largon një burim tensioni dhe përgëzoj të gjitha palët për kompromisin që kanë treguar. Marrëveshja për targat do të jetë veçanërisht një lehtësim për ata që jetojnë në veri të Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik.
Më tej ai ka thënë se “tani duhet t’i shohim serbët e Kosovës të kthehen në institucione, në interes të punës së tyre, familjeve të tyre dhe sundimit të ligjit”.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe./arbresh.info/
I welcome an important agreement that removes a source of tension and congratulate all sides for the compromise they have shown. The agreement on licence plates will, in particular, be a relief to those in the north of ??. https://t.co/87s33RkoFy
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) November 24, 2022
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...