
04/01/2024. Pristina , Kosovo. Foreign Secretary David Cameron tours Hivzi Sylejmani exhibition which marks the massacres during the Kosovon War as he visit Kosovo. Picture by Simon Dawson / No 10 Downing Street
Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka njoftuar se ka takuar sekretarin e jashtëm, David Cameron në Kosovë në vizitën e tij të parë.
Me anë të një postim në Facebook, Abbott tha se kjo vizitë është e rëndësishme në një moment të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për sovranitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Kosovë.
Ai tutje, është shprehur se pjesa më e madhe e mbulimit të vizitës është fokusuar në takimet e rëndësishme që janë zhvilluar me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe Ministren e Jashtme Gërvalla, si dhe në kohën që Sekretari i Jashtëm kaloi me trupat e Britanisë së Madhe të dislokuara në KFOR.
“Pjesa më e madhe e vizitës është fokusuar në takimet e rëndësishme që zhvilluam me Presidenten, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, si dhe kohën që Sekretari i Jashtëm kaloi me trupat e Britanisë së Madhe të vendosura në KFOR”, tha ai.
Cameron ishte po ashtu në vizitë edhe në Manastirin e Graçanicës, ku Abbott thotë se Cameron pati mundësinë të diskutojë rëndësinë e mbrojtjes së rolit fetar të Kishës Ortodokse Serbe për komunitetin serb në Kosovë, si dhe rolin jetik të autoriteteve fetare në nxitjen e stabilitetit në të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Në Manastirin e Graçanicës, Lord Cameron pati rastin të diskutojë rëndësinë e mbrojtjes së rolit fetar të Kishës Ortodokse Serbe për komunitetin serb në Kosovë, si dhe rolin jetik të autoriteteve fetare në nxitjen e stabilitetit në të gjitha komunitetet në Kosovë”, shkroi ai./Arbresh.info
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit