Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott është shprehur i shqetësuar për kërcënimet që kanë marrë policët e Kosovës të komunitetit serb, duke i quajtur ato të papranueshme.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Abbott ka theksuar se është e rëndësishme që Policia e Kosovës të jetë në gjendje të ju shërbej të gjitha komuniteteve, përcjell Arbresh.info.
“I ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se, 72 polic të rinj prej tyre 45 të komunitetit serb kanë nisur punën në veri të vendit.
Ndaj pjesëtarëve serb, ka nisur një fushatë linçuese në rrjetet sociale nga përdoruesit serb.
Ndaj këtyre veprimeve, ka reaguar edhe krerët institucional dhe ndërkombëtar./Arbresh.info/
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...
Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava
Remitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025...
Tërnava: Mesazhi i Fitër Bajramit është paqja, lutemi që Zot...
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...