Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është gëzuar që Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.
Me anë të një postimi në Twitter, Abazoviq tha se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Lajm i mirë për fqinjët tanë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor! Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshilli të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. I urojmë miqtë tanë kosovarë, të bindur se së shpejti do të jemi të gjithë bashkë në familjen e madhe evropiane”, ka shkruar Abazoviq./arbresh.info/
?? mirëpret vendimin e Këshillit të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët ??, e cila ka rëndësi të madhe për të ardhmen e përbashkët ?? të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. ? ⬇️
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) March 9, 2023
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve