Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka postuar foto nga Prishtina.
Përmes disa fotografive të ndara në “Facebook”, ai ka shkruar se nesër i pret një ditë e gjatë.
“Një ditë e bukur në Prishtinë. Nesër kemi shumë për të bërë. Ne po dërgojmë emocione pozitive”, ka shkruar Abazoviq.
Kujtojmë se nesër Abazoviq do të takohet me kryeministri e Kosovës, Albin Kurtin ku do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...