Në një intervistë për të përditshmen nova.rs, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se vazhdon të kërcënohet nga persona të cilët, siç thotë ai, janë shumë të rrezikshëm dhe që kanë rrjet në mbarë botën.
Pas arrestimit të njërit prej anëtarëve më të shquar të klanit të Kavaçit, Slobodan Kasçelan, kreut të URA-s dhe zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, me arsyetimin se i rrezikohej siguria dhe se rrezikohej me likuidim, siguria iu forcua.
Nga ana tjetër, Abazoviq nuk ka dashur asnjëherë të komentojë shumë këto kërcënime, duke thënë se nuk dëshiron të luajë rolin e viktimës.
“Nuk dua që të bie shumë në sy. Njerëzit shpesh, për shkak të disa tekave të tyre politike dhe paturpësisë politike, bëjnë një aferë prej saj. Kjo është jashtëzakonisht e shëmtuar. Nuk jam ndjerë kurrë si viktimë, këtë e kam zgjedhur vetëm dhe çdo gjë është bërë me vullnetin tim. Nuk dua ta ngarkoj publikun me kërcënime, presione, të cilat i marr çdo ditë. Kjo është puna më e vështirë që mund të bëjë dikush, e cila i shqetëson më shumë njerëzit”, nënvizoi politikani shqiptar.
“Këta janë njerëz që kanë qindra milionë euro, që shëtisin të armatosur, të cilët qëndrojnë pas vrasjeve të shumta apo akuzohen për to. Ata kanë një rrjet në të gjithë botën. Këtyre njerëzve ua kemi prishur rehatinë”, tha ai.
Abazoviq ka pohuar muaj më parë se nuk do të ndalet së luftuari krimin e organizuar dhe korrupsionin në shtetin malazez.
Ndryshe, Mali i Zi është një ndër shtetet që më së shumti ka hapur kapituj për tu bërë anëtar i Bashkimit Evropian.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...