Dritan Abazoviq, kryetari i koalicionit URA, ka folur për RTK-në rreth rezultateve zgjedhore në Mal të Zi.
Politkani shqiptar, i cili ka në dorë formimin e një qeverie të re malazeze, ka akuzuar presidentin Millo Gjukanoviq për fitoren e partive pro-ruse në këtë vend.
“Kush e solli fitoren e partive opozitare. Politika e gabuar e regjimit të Gjukanoviqit. Ai bëri që të rriten partitë e tjera”, tha fillimisht politikani shqiptar.
“Gjukanoviqi është i përfunduar politikisht. Se a do të rehabilitohet në të ardhmen, do ta shohim. Ai duhet të kalojë në opozitë dhe të dal para gjyqit”, pohoi ai.
Ai ka folur edhe rreth mundësisë së ç’njohjes së Kosovës nga Mali i Zi, e cila gjë për të ka përfunduar dhe nuk do të ketë kthim mbrapa.
“Sa i përket Kosovës, unë i kam vendosur kushtin e mos heqjes së njohjes. Ata e kanë pranuar dhe kjo ka përfunduar. Nëse ndodh e kundërta do të largohemi nga qeveria teknike”, tha Abazoviq.
Në Mal të Zi kësaj të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare si dhe zgjedhjet lokale në 5 komuna. Dalja në këto zgjedhje ishte masive ku në votime morën pjesë 409880 qytetarë apo 75,9 për qind.
Në këtë situatë, në numrin e deputetëve të opozitës janë edhe katër deputetët e Lëvizjes URA, në krye të së cilës është Dritan Abazoviq, të cilët do të jenë vendimtar për formimin e qeverisë së re.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim