Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi i është përgjigjur deklaratave të emisarit special Richard Grenell, se Albin Kurti si shef i Qeverisë kishte politikë në kundërshtim me atë të Shteteve të Bashkuara.
Në një prononcim për klankosova.tv, Haki Abazi ka thënë se Qeveria Kurti ka qenë plotësisht e hapur të bashkëpunonte me qeverinë amerikane.
”Është e qartë që Qeveria Kurti ka qenë plotësisht e hapur e përgatitur për të punuar me qeverinë amerikane”.
Megjithatë sipas tij ishte Richard Grenell ai që zgjodhi në takimin e Berlinit të bashkëpunonte me njerëz të cilët kishin pranuar t’i bëhen bisht Presidentit Hashim Thaçi për planet e tij.
”Por Grenell ka zgjedhur që nga takimi me Agim Veliun, Avdullah Hotin e Skënder Hysenin në Berlin – që të gjejë një formë tjetër përmes njerëzve të cilët kanë pranuar t’i bëhen bisht Thaçit në agjendën e tij”.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë