Thirrja e liderëve të partive politike në takim nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi po shihet si justifikim nga njohës të çështjeve politike.
Haki Abazi, drejtori i “Rockefeller Brothers Fund”, thotë se presidenti Thaçi pret që në këtë takim të refuzohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe të justifikohet për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Haki Abazi
“Si gjithmonë kjo është një taktikë e radhës, edhe pse në parim duket që është normale që presidenti t’i ftoje të gjithë, por jam i bindur që ai po pret të refuzohet nga VV dhe LDK që mandej të ketë justifikim pse është duke tërhequr zvarre procesin”, ka thënë Abazi.
Sipas tij, presidenti Thaçi prezanton një interes shumë të ngushtë të një grupi brenda PDK-së.
“Z. Thaçi e ka devalvuar pozitën e presidentit, meqë ai nuk është president konsensual dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsolidohet si i tillë përderisa të gjithë e dine se ai prezanton një interes shumë të ngushtë të një grupi përbrenda PDK”, shprehet Abazi.
Ndryshe, dy ditë më parë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë gati ftesat drejtuar partive politike për takim konsultativ. Data e caktuar është 24 korriku.
Presidenti i Republikës Hashim Thaçi ka vendosur që javën e ardhshme të mirëpres të gjitha partitë politike parlamentare për të diskutuar për situatën pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
Për takimin konsultativ me forcat politike në vend, ftesat tashmë janë bërë gati kurse si datë që takimi të mbahet me partitë, presidenti ka vendosur ta caktojë të hënën e 24 korrikut.
Kjo ishte konfirmuar nga Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit të Kosovës për një nga mediat vendore./ Arbresh.info/ Gita Lushi
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër