Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka mbajtur konferencë për medie pas takimit me ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Me këtë rast ai tha se me ambasadorin kanë biseduar për çështje specifike të marrëdhënieve bilaterale duke përfshirë edhe vazhdimin e mandatit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.
Madje ai sqaroi se temë diskutimi ishte edhe roli i diasporës që jeton në Zvicër dhe mundësia e bashkëpunimit.
“Sot kishim mysafir ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, biseduam për çështje specifike të marrëdhënieve bilaterale, vazhdimin e mandatit të ushtarëve zviceran në kuadër të KFOR-it, gjithashtu për rolin si një nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit që do të jetë 2023-2024 dhe ndihmën që mund ta bëjnë për Kosovën”.
“Natyrisht pozicioni i Zvicrës është miqësor me një lidhje të jashtëzakonshme që kemi të diasporës, mbi 200 mijë kosovarë jetojnë atij. Biseduam për përkrahjen e tyre për përkrahjen që ata bëjnë në Kosovë, gjithashtu edhe për marrëdhëniet që mund të ndërtohen lidhur me rolin e diasporës tonë që jeton në Zvicër”. /eo
Mërgim Lushtaku reagon ndaj deklaratave të VV-së për rastin ...
Trumpi thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarak...
“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani p...
Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani