Abazi: Nga sot nis periudha e vërtetë e pavarësisë

11:16 | 2 Shkurt 2020
A Z

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh të nominuarit për zëvendëskryeministër, Haki Abazit, me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes VV’së dhe LDK’së, fillon epoka e mirëfilltë e pavarësisë, shtetësisë dhe faktorizimit në Ballkan.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi ka uruar të gjithë qytetarët për arritjen e kësaj marrëveshje.

“Urime Kosovës, qytetarëve dhe secilit votues, këtu dhe në mergatën tonë. Këtu fillon epoka e mirëfillët e lirisë, pavarësisë, shtetësisë dhe faktorizimit në Ballkan -drejt jetës me prosperitet dhe përmbyllje te procesit të integrimit Euro- Atlantik”, ka shkruar Abazi.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2418903138420227&id=100009016936702

Shpërndaje në rrjete sociale