Abazi do të intervistohet nesër nga Prokuroria për deklaratat e tij në rastin Dehari

10:22 | 20 Shkurt 2023
A Z

Nesër në orën 10:00 do të intervistohet deputeti i VV-së, Haki Abazi, për deklaratat që ka dhënë të enjten në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Këtë e ka konfirmuar Abazi për “Arbresh.info”.

“Po më kanë ftuar, nesër në ora 10:00, është caktuar intervista”, ka thënë shkurt Abazi.

Ndryshe ai do të intervistohet nga prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari.

Të enjten, në një konferencë për media, Abazi tha se Prokuroria duhet t’i marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, ministren Haxhiu, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogja- Bajramin./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Mostrat e Deharit, Tomë Gashi kërkon që të merr pjesë në intervistimin e Haki Abazit në Prokurori