Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se e gjithë kjo që po ndodh është një blof i Beogradit duke i detyruar serbët të largohen nga institucionet e Kosovës.
Abazi përmes një shkrimi në Facebook tha se ajo që është më brengosëse situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgojë armë dhe municion në veri të Kosovës duke krijuar situatë paniku dhe tensione, shkruan arbresh.info.
Megjithatë, Abazi thotë se këto metoda të Beogradit kanë qenë edhe në vitet e 90-ta, duke instrumentalizuar serbët e Kroacisë, por që sipas tij, duhet kuptuar që është koha për paqe, normalitet e progres.
“Ajo që e bën brengosëse situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgoj armë dhe municion në veri të vendit tonë për të krijuar situatë paniku dhe tensione. Këto sjellje të Beogradit i kemi parë edhe në të ‘90 duke instrumentalizuar serbët e Kroacisë. Këto metoda manipulimi dhe orkestrimi nuk bëjnë punë dhe duhet kuptuar që koha është për paqe, normalitet dhe progres. Këtë e duan të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim!”, tha Abazi./arbresh.info.
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit
Arrestohen dy të mitur në Gjilan të dyshuar për mashtrim dhe...
Kurti për rezervat shtetërore: I besoj plotësisht Rozeta Haj...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues