Kadri Veseli ka mbyllur dyert e Kuvendit të Kosovës për deputetët hiq më larg se dje. Ka futur më shumë policë në seancë se që ka pasur deputetë dhe ka organizuar të ashtuquajturën seancë në bufe, duke mos i ftuar fare deputetët e opozitës, thuhet në reagimin e AAK-së, për ftesën që Veseli ua bëri opozitarëve për pjesëmarrje në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
“Kadri Veseli po i cilëson 203 mijë nënshkrime të qytetarëve si jovalide. Pra, ai vullnetin e 203 mijë njerëzve e shesh si jovalid!
Kadri Veseli asnjë fjalë s’po guxon ta thotë rreth Asociacionit dhe Demarkacionit. Bash asnjë fjalë të vetme! As pro dhe as kundër! Sikurse këto të mos ndodhnin fare në Kosovë!
Dje i ka mbyllur dyert e Kuvendit për deputetët dhe sot po bën gjoja thirrje për pjesëmarrje në seancë!
Kuvendi është institucion i popullit, jo personal i dikujt!
Opozita nuk po e bllokon këtë seancë për hir të Kosovës dhe popullit.
Ndërsa, Kadri Veseli ka tentuar dje t’ia mbyllë derën deputetëve për në Kuvend dhe vullnetit të 203 mijë qytetarëve në Peticion.
Normalisht, nuk ka arritur. Dhe, s’do arrijë kurrë!”, thuhet në reagim.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan