Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit ka vendosur të mos e lirojë Donika Kadaj Bujupi, shefe e grupit parlamentar të kësaj partie.
“Edhe vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit, për ta mbajtur në paraburgim zonjën Kadaj-Bujupi, por edhe vendimin paraprak i Gjykatës Themelore duke i shqiptuar asaj këtë masë, s’kanë si të mos jenë vendime të ndikuara nga politika, që shënojnë një hap të parë nga demokracia parlamentare drejt një sistemi diktatorial”.
Në këtë njoftim thuhet se Mustafa dhe Thaçi me vetëdije po e shtyjn vendin drejt një krize edhe më të thellë!
Sipas tyre një deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk mund të mbahet në burg, por e ka vendin në Kuvend dhe kjo nuk do të mund të ndërrojë me kurrfarë vendimesh të gjykatave.
“Donika po mbahet në burg, pse e mbajti betimin për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Vendimet e tilla nuk janë as në funksion të drejtësisë e as të stabilitetit politik të vendit”.
Ata kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të kërkojnë me ngulm lirimin e saj, sepse ajo nuk mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj politike në Kuvend, që kanë konsistuar në mbrojtjen e territorit dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Sipas AAK, në vend të saj duhet të jenë ata që i kanë rrezikuar territor dhe që e kanë shkelur kushtetutën e vendit me marrëveshjen për Asociacionin.
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...