Aleanca për Ardhmwrinw e Kosovës (AAK), konfirmon se sot është zhvilluar një takim i rregullt i liderëve të koalicionit qeverisës.
Tema e vetme e takimit, sipas zyrtarëve të AAK-së, ka qenë menaxhimi i procesit të dialogut me Serbinë.
“Në takim përpos kryetarit Haradinaj, kanë marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate z. Fatmir Limaj. Në takim po ashtu u kërkua që në procesin e dialogut të kontribuojnë i gjithë spektri politik dhe civil në Kosovë, pasi që kjo është temë shumë me rëndësi për të ardhmen e vendit”, ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...