AAK-ja ka reaguar në lidhje me arrestimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu duke vlerësuar se veprimi i Policisë së Kosovës ka qenë i papranueshëm dhe i panevojshëm.
Reagimi i plotë i AAK-së:
Është e papranueshme logjika që të hapen dyert e policisë dhe të prokurorisë për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Kjo është një goditje e rëndë për autoritetin e deputetëve, aq më tepër të hapen dyert për veprimin e tyre politik, brenda sallës së Kuvendit, pavarësisht formës në të cilin behët ai.
Në këtë rrafsh e vlerësojmë të papranueshëm dhe të panevojshëm, arrestimin e deputetes Albulena Haxhiu.
Kosova sot është përball një problem politik, një krizë politike, një krizë parlamentare dhe logjika që problemet politike të zgjidhen me mjete policore, nuk mund të interepretohet ndyshe, përpos si shtypje e lirive politike.
Arrestimi i deputetëve ka qenë një veprim i nxituar, dhe përgjegjësinë për këtë e mbajnë vetë urdhërdhënesit, të cilët kanë rënë në kurthin që e kanë ngritur vetë. Ska shtet normal, që mban kaq shumë deputetë në burg, në të njëjtën kohë.
Jepni fund kësaj logjike se boll u ba!
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...