Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë, ku ka diskutuar për zhvillimet politike e institucionale në vend si dhe për zgjedhjet e brendshme në parti, shkruan arbresh.info.
Kryetari i AAK-së, njëherit kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka informuar bashkëpartiakët e tij për përpjekjet që po bëhen në adresimin e çështjeve me prioritet për vendin, duke përfshirë avancimin e zhvillimit ekonomik, por edhe çështjen e demarkacionit.
Këshilli Drejtues i AAK-së ka vendosur që të vazhdohet me procesin zgjedhor në degët e AAK-së, në mënyrë që zgjedhjet në parti të përfundojnë brenda afatit.
Këshilli Drejtues është përcaktuar që ky proces zgjedhor në AAK, njëkohësisht të jetë proces i përfshirjes së kuadrove të reja në të gjitha nivelet e organizimit në parti.
Në këtë mbledhje po ashtu janë përcaktuar afatet e përfundimit të procesit zgjedhor nëpër degë./arbresh.info/
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...