Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se Ramush Haradinaj është “lideri numër një”, në një reagim ndaj sondazhit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nxori Albin Kurtin si liderin me më së shumti përkrahës në Kosovë.
AAK, përmes një njoftimi për medie, e ka quajtur të porositur sondazhin e realizuar nga UBO Consulting në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Publikimi i të ashtuquajturit “sondazh” nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje i cili nuk përmban asnjë element lidhur me metodologjinë e punës dhe nivelin e mostrave nuk tregon asgjë më shumë sesa shqetësimin dhe krizën e tyre si parti”, ka thënë AAK.
“Është shumë e qartë se Kryeministri Ramush Haradinaj me vendimet e guximshme dhe të drejta qe ka marr gjatë këtij mandati, jo vetëm që e ka rritur besimin ndaj tij si Lider por e ka perkrahjen me të madhe nga qytetarët, dhe atë më shumë se sa secili Kryeministër i kaluar”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Përndryshe, thuhet në njoftim, përderisa të tjerët po merren me sondazhe të porositura, “kryeministri dhe kryetari i ynë i’a ktheu dinjitetin vendit duke e bërë Kosovën me Ushtri, duke aplikuar taksën ndaj Serbisë dhe tani deri sa të tjerët vazhdojnë të merrem me garën për pushtet e flasim për zgjedhje ne po vazhdojmë suksesshëm rrugën tonë drejt zhvillimit të vendit”.
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend