Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me raportimet e fundit në media se do të hyjë në koalicion qeveritar.
“AAK nuk e ka në plan të hyjë në këtë qeveri. AAK, mund të behët pjesë e një qeverie, vetëm pas zgjedhjeve. As njerëzit e AAK-së, e as Ramush Haradinaj, nuk kanë pasur biseda me Kadri Veselin, as me eksponentë të LDK-së, as me ndërkombëtarë, për t’u bërë pjesë e Qeverisë”, thuhet në reagim të AAK-së.
Sipas komunikatës lëshuar nga kjo parti, të gjitha informatat për këtë janë një rrenë e madhe.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me asnjë çmim nuk do të bëjë veprime, që do ta rehabilitonin dhe do ta amnistonin qeverinë aktuale, nga ajo që ne e konsiderojmë agresion në sistemin kushtetues dhe territorit të vendit. Krejt çka kërkojmë nga kjo Qeveri, është që ajo të japë llogari për veprimet antikushtetuese, të japë dorëheqje dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja”, thuhet në komunikatën e AAK-së./Arbresh.info
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan