Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vazhdon të deklarohet se mbështet propozimin evropian mbi normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një komunikate për media nga AAK bëhet e ditur se brenda kësaj marrëveshje ekziston njohja “defakto” e Kosovës
“Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes nacional i yni!”, theksohet në komunikatën e kësaj partie.
“I kemi dhënë mbështetje këtij projekti pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral. Prandaj përpjekja e disa individëve, apo grupimeve të caktuara që këtë qëndrim të interesit nacional e shtetëror të Aleancës, ta vendosin në mozaikun e shkurtpamësisë së tyre, s’është gjë tjetër përpos mjerimi i tyre!”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas tyre Kosova duhet ta përfundojë rrugën e çlirimit dhe shtetndërtimin bashkë me aleatët me në krye ShBA-në./arbresh.info/
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...
Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë emrat
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të ketë dyfishim të shtesav...