Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vlerëson se dështimi i sotëm për zgjedhjen e drejtuesve të OSHP-së, është pasojë e pazareve të paharmonizuara ndërmjet partnerëve të Qeverisë së Koalicionit dhe dëshmi se kjo qeveri të vetmin interes e ka vazhdimin e kapjes së shtetit dhe thellimin e fuqizimin e krimit e të korrupsionit.
Përmes një komunikate për media AAK thotë se përpjekjet e disa eksponentëve të pushtetit, se si opozita qenka fajtore për dështimin e pazareve të tyre, është një përpjekje e mjerë për të fshehur agjendat klienteliste brenda qeverisë, në përputhje edhe me një marrëveshje të kundërligjshme të bashkëqeverisjes.
“Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se plotësimi i kritereve të liberalizimit të vizave dhe agjendave evropiane, është peng i keqqeverisjes LDK-PDK dhe i interesave të tyre individuale e grupore. Ngjarja e sotme është edhe një dëshmi se ky kuvend dhe kjo strukturë qeverisëse, e kanë humbur legjitimitetin për përfaqësimin e interesit qytetar dhe shtetëror”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...