Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i KQZ-së, Ibrahim Selmanaj nga subjekti i AAK-së ka kërkuar nga KQZ-ja rinumërim të plotë, pasi siç ka thënë ai vetëm në këtë mënyrë që të pastrohet procesi zgjedhor.
“Hetuesia ruhet të merret me secili komisioner në secilën qendër e vendvotim aty ku ka bërë ndërhyrje, dhe kërkojë nga KQZ-ja që të bëhet një rinumërim i plotë në mënyrë që të postohet si procs në mënyrë që të evidentohen keqpërdorimet”, tha Selmanaj.
Ndërsa kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se për rinumërim të plotë vendos KQZ-ja, ajo shton se nëse pajtohen të gjithë anëtarët atëherë kjo mund të ndodhë.
“Objekti i hetimit nuk janë kutitë tjera por janë vetëm ato që janë rinumëruar ditën e parë ato të votave me kusht ato janë objekt i hetimit por jo edhe ato që janë duke u rinumëruar edhe ato 134 të djeshit nuk janë objekt i hetimit por nëse dalin dallime do të hetohen edhe ata komisionarë, sa i përket rinumërimit total nuk mundem me dhënë ndonjë vendim dhe ajo është çështje e vendosjes së KQZ-së dhe nëse merr përkrahjen atëherë do të ndodhë”.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit