Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se se Lista Serbe e as presidenti serb Aleksandar Vuçiqi nuk mund ta kushtëzojnë Kosovën.
Shefi i deputetëve të AAK-së, foli edhe për tema që lidhen me sovranitet, duhet të ketë diskutim serioz edhe me subjektet politike e në veçanti me ShBA-në.
“Lista Serbe nuk është në pozicion të kushtëzoj Kosovën, e as Vuçiqi. Ne kemi shtet dhe institucione. I kemi thënë kryeministrit mos hy në zgjedhje se je tu hy në një eksperiment që nuk mund i del në krye dhe ndodhi ajo që u tha Ka qenë eksperiment që nuk i ka sjellë asgjë Kosovës, vetëm e ka dëmtuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar”, tha Tahiri.
Kurse rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shefi i GP të AAK-së, tha se janë në diskutim me dy partitë tjera opozitare
“Mocionin e kemi nis e kemi përpiluar, do të jetë në diskutim me dy partitë opozitare për ti dhënë komentet e tyre. Do të shohim se kur do të vendoset”, tha ai./Arbresh.info/

Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...