Në ditën kur do të votohet në Kuvend të Kosovës mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur disa prej arsyeve e se pse janë pro, duke i përmendur sic kanë thënë pesë dështimet e kryeministrit, Albin Kurti.
Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Express nga AAK’ja thuhet se asnjëherë nuk kanë besuar se kjo qeveri do të ketë stabilitet.
Sipas partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, Albin Kurti qëllimshëm ka provokuar rrëzimin e Qeverisë, në një kohë të rëndë kur vendi po përballet me pandeminë koronavirus.
AAK thotë se me qasjen e tij, Albin Kurti ka rrezikuar seriozisht marrëdhëniet me SHBA’në, derisa përmendin heqjen e taksës.
Ramush Haradinaj është lideri i parë me të cilin është takuar kreu i LDK’së, Isa Mustafa një ditë pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu.

Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...