Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po e konsideron jetike investimin në energji.
Tahiri shtoi se Qeveria duhet t’i marr tri veprime konkrete që duhet të ndodhin, duke shtuar se përmirësimi i gjendjes në sektorin e energjisë mund të ndodhë vetëm me vendime të sakta që ndërlidhen drejtpërdrejt me kapacitetet e Kosovës.
“E para, të nis procedura e investimeve të shtetit të Kosovës në energji me linjit, pra të fillojnë ndërtimi i kapaciteteve të reja, respektivisht i një termocentrali të ri që do të zëvendësojë termocentralet që janë simbol i ndotjes së ambientit”.
Tutje, sipas tij, Kosova duhet që të stimulojë dhe të subvencionojë energjinë alternative si ajo me erë, solare dhe hidrocentralet e vogla.
“Dhe e treta, gazsjellësi amerikan, që siguron burim të gazit amerikan dhe lidhje të qëndrueshme në rrjetin evropian dhe burimeve amerikane, njëjtë sikurse shtetet e rajonit”./eo
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...