Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj fyerjeve të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe partisë së tij LDK, në adresë të Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj.
AAK thotë se gjuha ofenduese e LDK-së, kundër AAK-së dhe Pal Lekajt, nuk mund të shndërrohet në mburojë të dështimeve të Isa Mustafës e as të LDK-së.
“Kur disa mijëra qytetarë dalin në rrugë për një vit rresht, e disa mijëra të tjerë me nënshkrimet e tyre e kundërshtojnë kryeministrin e presidentin; kur krejt opozita është kundër vendimeve e marrëveshjeve të presidentit e të kryeministrit; kur presidenti dhe kryeministri nuk mund t‘i kalojnë vendimet e tyre në Kuvend, edhe pse i kanë dy të tretat; kur presidenti dhe kryeministri nuk mund t’bindin as deputetët e partive të tyre se vendimet e marrëveshjet e tyre janë të drejta, kur qytetarët dhe opozita janë të pakënaqur me efektet e dialogut ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe asaj në Beograd dhe kur për të gjitha këto flasin hapur edhe qytetarët edhe opozita, atëherë ata që kanë problem janë presidenti, kryeministri dhe qeveria e jo opozita ose njerëzit e saj”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Sipas AAK-së, është e tmerrshme kur kryeministri i vendit, një opozitar e quan rrugaç, një tjetër bisht kali, një të tretë gomar, vrasës, ndërsa për gratë flet si me pas qenë hyrijat e haremeve.
“Është më shumë se matrapazllëk kur një deputete, në shkëmbim të votës, merr terminal doganor, një tjetër bëhet ambasadore, një i tretë zvkryeministër, e kështu në të gjitha hallkat e pushtetit mbi te cilin kanë vënë dorë dy njerëz me gjithë sejmentë e tyre.”, ka theksuar AAK-ja.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka quajtur deputetin e AAK-së Pal Lekaj rrugaç, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi për media e kishte cilësuar AAK-në si “Aleanca e rrugaçëve”.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...