Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK-së është i shqetësuar pas deklaratave kërcënuese të zyrtarëve të lartë nga Serbia, si dhe veprimeve të tyre të fundit duke filluar me murin, ndalesës së Ramush Haradinaj në Francë, trenin – të gjitha këto me konotacion politik, vazhdimësi e ish-pushtetit të diktatorit Millosheviq.
“Veprimet e tilla janë provokime të hapura ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërsa rritja e numrit të ushtarëve serb në brezin kufitar me Republikën e Kosovë paraqet kërcënim direkt për mjedisin e sigurisë në Kosovës dhe rajon”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.
DPMS i AAK-së i mirëpret të gjitha angazhimet shtetërore dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë NATO-n, për gatishmërinë e ofruar përball çdo situate në ruajtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.
“Pra, nevoja që Kosova të bëhet me ushtri është tepër urgjente, gjetja e një opsioni formal, do të nënkuptonte zgjerimin e misionit të FSK-së deri në krijimin e kushteve për transformim të plotë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...
Australia emëron për herë të parë një grua në krye të ushtri...
Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajo...
Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin...
Real Madridi merr lajmin e madh, Kylian Mbappe rikthehet në ...
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...