Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu në emisionin “Fakt Plus” ka thënë se nëse AAK dhe NISMA do të garonin të vetme pa PDK-në ndoshta do të kishin më shumë rritje.
“Jam e prirë të flas në emër të marrëveshjes që është arritur, ne e kemi respektuar dhe e respektojmë. Mirëpo ndoshta për mendimin tim personal, mendoj që do të kishim me pasur rritje. Por megjithatë, e kemi respektuar që të gjithë marrëveshjen dhe jemi për të ecur tutje por duhet të i presim rezultatet definitive”, tha Haxhiu.
Tutje Haxhiu shtoi se vendit i nevojitet që të udhëhiqet nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas Haxhiut, çdo ditë e humbur është e dëmshme për Kosovën.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...