Katër partitë opozitare, AAK, AKR, PSD dhe Nisma Socialdemokrate janë dakorduar për veprim të përbashkët opozitarë për organizimin e një proteste kundër vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike.
Pas takimit të thirrur nga PSD të premten, në të cilin munguan dy partitë e mëdha opozitare, PDK dhe LDK, ka reaguar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Molliqaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga takimi i përbashkët me disa nga partitë opozitare dhe përfaqësues të sindikatave u konfirmua që vendimi i ZRrE-së është i papranueshëm. Molliqaj shkruan se kundërshtimi i tij i domosdoshëm, shkruan arbresh.info.
“Vendi ynë po përballet me problem sociale prej më të ndryshmeve, siç është rritja e çmimeve të shportës ushqimore, paga minimale tejet e vogël dhe problemet me koeficent që duket t’i ketë drafti i ri i ligjit për paga. Shto rritjen 100% të çmimit të energjisë, jeta bëhet e papërballueshme. Kjo e shpjegon edhe faktin shqetësues të ikjes nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë”, shkruan Molliqaj.
Në këtë takim sipas tij, u dakordua që çështja e shtrenjtimit të rrymës të dërgohet deri në instanca të larta, siç është Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“Në takim u dakorduam si në vijim: Të kërkohet nga partitë opozitare parlamentare që ta bëjnë betejën ligjore dhe ta dërgojnë vendimin deri tek instanca e Gjykatës Kushtetuese.- Propozimi i ZRrE-së, përkatësisht propozimet e VV-së, për rritje të çmimit të energjisë ishte 26 faqe, ndërsa vendimi për rritje vetëm tre paragrafë. Kjo është e çudishtme dhe e papranueshme. Kërkojmë që vendimi të publikohet menjëherë. Deri të shtunën pasdite (11 shkurt) të shpallën hapat e ardhshëm. Organizimi përmes aksionit opozitar, që ka në qendër ndërthurjen e problemeve të shumta është rruga përpara. Zgjidhja është e përbashkët”, tregon Molliqaj./arbresh.info/
Postimi i plotë
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...