Dy çështjet me rëndësi të madhe për Kosovën, ajo për Ushtrinë dhe pronësia mbi Trepçën, nuk janë larguar nga programi qeverisës i kryeministrit të ri të vendit Ramush Haradinajt. Të paktën kështu thonë në Zyrën e Kryeministrit, ndonëse për këto dy tema, zyrtarë të Serbisë deklaruan se u hoqën nga programi si kusht i vendosur nga Lista Srpska. Kjo e fundit e votoi Haradinajn që të jetë kryeministër i Kosovës.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar se Lista Srpska është obliguar se do të luftojë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se Lista Srpska në Qeverinë e Kosovës ka hyrë që të ketë disa koncesione dhe “nuk është e rastësishme që nga qëllimet programore të kabinetit Haradinaj është hequr çështja e formimit të Ushtrisë si dhe pronësia e Trepçës”.
Por, këtë e hedhin poshtë nga zyra e Kryeministrit Haradinaj.
Arbër Vllahiu, në cilësinë e zëdhënësit të AAK-së, e ka quajtur të pavërtetë lajmin se për Ushtrinë dhe Trepçën është negociuar me deputetët serbë.
“Nuk është e vërtetë”, ka qenë i shkurtër në përgjigjen e tij Arbër Vllahiu. Ndonëse për këto çështje, Gjuriq kishte deklaruar se këto tema, si Ushtria dhe Trepça, tashmë as që po përmenden nga kryeministri i ri.
“Haradinaj në këtë moment nuk po e përmend shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri”, ka thënë Gjuriq.
Sidoqoftë, në ditën kur u votua për Qeverinë Haradinaj, deputetët e Listës Srpska vizituan Beogradin në mënyrë që të konsultoheshin me këta të fundit, nëse e kanë ose jo “bekimin” për ta votuar Haradinajn që të jetë mandatar i kreut të Ekzekutivit.
Dhe, siç dihet, seanca për Haradinaj u vonua deri atëkohë kur Lista Serbe arriti në ambientin e Kuvendit për ta dhënë votën e saj.
Ramush Haradinaj mori besimin e 61 deputetëve për të qenë Kryeministër i Kosovës me 21 ministra, nga të cilët tre janë nga Lista Srpska.
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...