Kauzat e Lëvizjes Vetëvendosje që i bënte para dhe gjatë fushatës Lidhjes Demokratike të Kosovës siç duket kanë marrë fund.
Kjo Lëvizje pretendon të marrë në koalicion pikërisht partinë që e kritikonte për korrupsion liderin e saj, kryeministrin aktual, Isa Mustafa.
Kjo qasje e Vetëvendosjes nga analisti politik, Ramush Tahiri po shihet si e natyrshme dhe fushatë politike.
Televizioni Tribuna Channel ka tentuar të marrë një prononcim nga Lëvizja Vetëvendosje por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Lëvizja Vetëvendosje gjatë protestave që i kishte organizuar, kryeministrin Mustafa e quante me pseudonime nga më të ndryshme.
“Isë Isë argat i Sërbisë”, ishin vetëm disa nga thirrjet që i dëgjonim në protesta të organizuara nga kjo Lëvizje, e pikërisht nga partia që tashmë pretendon të ketë në koalicion.
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...