A po i bashkon Haradinaj miqtë në partinë e tij?

15:27 | 27 Korrik 2019
A Z
Daut Haradinaj sot është parë nën shoqërinë e dy aktivistëve të devotshëm të çëshjtes kombëtare.

Bëhet fjalë për Arbër Tolaj, Fatmir Shurdha dhe djalin e dëshmorit të parë të Malishevës, Kastriot Berisha, shkruan Indeksonline.

Haradinaj ka postuar një fotografi me ta, duke thënë se kështu ecet përpara.

” I nderuar me miq të veçantë. Dr. Arbër Tolaj, aktivistin e devotshëm të çështjes kombëtare Fatmir Shurdha si dhe djalin e dëshmorit të parë të Malishevës dhe aktivistin e dalluar, Kastriot Berisha. Kështu ecet përpara. “, ka shkruar ai.

Me këtë duket se Haradinaj ka filluar të mbledh miqtë e tij në parti.

Dje ai u pa në shoqërinë e Naim Bazajt, që e ka konfirmuar largimin nga PDK.

Image may contain: 2 people, people standing, shoes and indoor

Shpërndaje në rrjete sociale