Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur për zhvillimet aktuale politike në vend, gjatë një interviste.
E pyetur nëse kanë nisur negociatat për formimin e një koalicioni qeverisës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Lushaku-Sadriu tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë diskutim të tillë.
“Jo, nuk është diçka që e kemi diskutuar, as që kam dëgjuar për të dhe as që jam pjesë e ndonjë diskutimi. Sigurisht, periudha pas certifikimit të rezultateve mund ta bëjë këtë temë relevante, por derisa rezultatet e zgjedhjeve nuk janë certifikuar, nuk ka asgjë konkrete në tavolinë”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
Ajo shtoi se fillimisht duhet të përmbyllet procesi zgjedhor. “Zgjedhjet duhet të certifikohen, Kuvendi të konsolidohet dhe vetëm më pas mund të shihet se cila është perspektiva për formimin e qeverisë”, theksoi Lushaku-Sadriu.
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...