Google ADS

A ka rrezik për vërshime të reja, me fillimin e shkrirjes së borës?

21:10 | 9 Janar 2021
Arditë Shkodra

Instituti Hidrometeorologjik parashikon që me t’u shkrirë bora mund të rritet prapë niveli i lumenjve.

Sipas drejtoreshës Letafete Latifi, rreziku nga përmbytjet nuk ka kaluar.

“Niveli i ujit në disa lumenj ka filluar të ketë rënie me përjashtim të pikës mbledhëse, ose lumit Drini që është niveli ende në pikën kritike ndërsa në lumenjtë më lartë, në pjesën e Gjakovës ka një rënie të lehtë të nivelit të ujërave”, tha Latifi për RTV21.

‘Me shkrirjen e borës dhe me reshjet që pritet të ndodhin nesër, nëse shkon gjithçka sipas parashikimeve mund të ngritën përsëri këto nivele”, tha Latifi.

Të ngjashme