Besnik Osmani, kandidat i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, ka folur për koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në këtë komunë.
Ai tha se diskutimet janë zhvilluar në mënyrë të hapur dhe të gjithanshme, duke pasur parasysh nevojat e qytetarëve dhe rezultatet në kuvendin komunal:
“Po, natyrisht kemi pasur diskutime të shtruara dhe gjithëpërfshirëse për komunën e Fushë Kosovës, për planin qeverisës dhe për nevojat që ka kjo komunë, duke parë edhe rezultatin që ka deri në kuvendin komunal për numrin e anëtarëve. Në të njëjtën kohë kemi pasur një parim të plotë se një qeverisje gjithëpërfshirëse, së bashku me PDK-në, është shumë e shëndetshme dhe efektive, dhe është ajo që kanë nevojë qytetarët e komunës së Fushë Kosovës,” tha Osmani.
Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka treguar gjithashtu se diskutohet me PDK-në me dijen dhe përkrahjen e strukturave të partisë dhe se gjithçka është bërë në mënyrë të hapur:
“Unë po e them që diskutimi me PDK-në ka qenë i hapur dhe gjithëanshëm. Ka qenë me pajtueshmëri të plotë me qendrat tona dhe me kryesinë qendrore të LDK-së, edhe me PDK-në, dhe ata kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme të informuar,” shtoi Osmani.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...