Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur rreth masave të reja të kufizimit të lëvizjes të ndërmarra së fundi nga Ministria e Shëndetësisë. Vendimet e MSH’së u quajtën nga ekspertët dhe partitë opozitare si veprimet me të cilat shkelet Kushtetuta e Kosovës.
Por çka mendon kryeministri Kurti për këtë?
“Ky lloj absulotizimi ka apo s’ka shkelje të Kushtetutës është në kundërshtim me situatën që kemi e të cilën e ka identifikuar edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e që thotë: ‘Vazhdoni deri më 13 prill’. Pra nuk jam unë si kryeministër në detyrë, as qeveria e Republikës së Kosovës, as ministri i Shëndetësisë në detyrë Vitia e thotë këtë, e thotë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që konstaton një gjendje të pazakontë dhe emergjente e në këtë rrethanë ne besoj që po veprojmë siç duhet. Natyrisht, nuk mund të them tash që veprimet e qeverisë paskan qenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por edhe nuk mund të them thua se jemi në vitin 2018 dhe ka ndodh shkelja e Kushtetutës nga qeveria e Republikës”, tha Kurti në televizionin Dukagjini.
Ndërkohë, Kurti pret që të qeverisë me Kosovën deri në zgjedhjet e reja.
“Ne jemi tash qeveri në detyrë, qeveri e cila punon mbase edhe më shumë se para 25 marsit kur kaloi me sukses mocioni i mosbesimit deri në shpresoj zgjedhjet e reja pasi që ta kalojmë këtë pandemi”, shtoi Kurti.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë