U raportua shumë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet javën e ardhshme, por Tribuna Channel pretendon se e din datën e saktë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka disa ditë që po takohet me kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinajn, dhe u raportuar se seanca konstituive do të thirret javën që vjen.
Por, ajo do shtyhet edhe për një javë më shumë.
Do mbahet më 27 korrik. Sipas burimeve të Tribuna Channel kjo ngase shumë deputetë janë në pushime.
Derisa PAN thotë se i ka numrat, LAA dhe Vetëvendosje thonë se kjo nuk është e vërtetë.
Ndryshe ka kaluar më shumë se një muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, ndërsa Presidenti i Kosovës ka kohë deri më 8 gusht që të ja jap mandatarin fituesit, kjo nga më 8 korrik është bërë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...