Në konferencën ‘Skenarët e Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të cilën morën pjesë Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, lideri i VV-së Albin Kurti, u përmend që të krijohej një grup uniteti në bisedimet me Serbinë.
Madje Presidenti Thaçi në këtë konferencë tha se e rëndësishme është që të gjithë janë për dialog. Ai duke shikuar në drejtim qe Kurtit tha që nëse nuk është kështu ta korgijojnë.Ndër të tjera presidenti Thaçi tha se krijimit të këtij grupi duhet t’i paraprijë miratimi i një rezolute në Kuvend.
A e ftoi presidenti Thaçi, liderin e VV-së që t’i bashkëngjitet këtij dialogu, ende mbetet të shihet.
Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë për lajmi.net se do të ishte e mirëseardhur që Kurti të ishte pjesë e këtyre bisedimeve.
“Për bisedimet dhe për temat që janë të rëndësishme për vendin duhet të kemi një konsensus, Pozitë dhe Opozitë, me qenë bashk. Do të ishte e mirëseardhrë që të ishte atje Zoti Kurti dhe të paktën përfaqësues të parive poltike në Kuvend”, ka thënë ai./Lajmi.net/
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu